Site icon Telegrafi

Si veturë e përditshme – plaku që përdorë Ferrari F40 për nevojat e tij personale

Ndërsa kërkesa dhe çmimi i makinave super sportive nga vitet 1990 është rritur, gjithnjë e më shumë njerëz po mbajnë kopjet e tyre në garazh dhe po presin kohën e duhur për të shitur.

Por jo ky pronar, i cili vozitë Ferrarin e tij çdo ditë.

Emri i tij është John Clower. Ai është 80 vjeç, por në shpirtin e tij është shumë i ri, i gatshëm për të marrë më të mirën që i ofrohet, transmeton Telegrafi. Dhe kjo në rastin e tij është Ferrari F40, një makinë që ai e përdor si makinë të përditshme.

Nuk është çudi, sepse Clower është një adhurues i madh i garave, shpejtësisë dhe Ferrarit. Kjo është e 16-ta e tij, dhe mes tyre ai kishte McLarens të shumtë, Lamborghini dhe të gjitha ato makina që të tjerët i shikonin vetëm në postera.

Në vitin 2009, ai u nis në kërkim të Ferrarit të tij ideal. Ai i hodhi poshtë disa sepse kishin shumë pak kilometra. Më në fund, F40 i zgjedhur u testua në pistën në Silverstone dhe më pas shkoi në shtëpi me të. /Telegrafi/

Exit mobile version