Telegrafi

Si vdiq 69 vjeçari në Pishinën e Gërmisë? (Video)

Pishina e Gërmisë u mbyll sot e gjithë vizitorët u larguan jashtë nga policia.

Kjo ndodhi  pasi u lajmërua se një person ka humbur jetën derisa po freskohej në ujë, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për një 69 vjeçar, me inicialet B.K. i cili vdiq rreth orës 14:00.

Lexo po ashtu Gjen vdekjen një person i moshuar në pishinën e Gërmisë

Ekipi i klanit nuk u lejua të futet brenda.

As punëtorët e pishinës nuk pranuan të flasin, por thanë se sipas informatave, viktima ka pasur probleme me zemrën.

Dëshmitarët rrëfejnë se si humbi jetën 69-vjeçari, i cili ishte i shoqëruar në pishinë nga vajza e tij. /Klan Kosova/