Pasi policia ushtroi kontroll në dhjetëra banesa në qytetin e Rrëshenit, pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi, kurse burimet thanë se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm.
Ai e ka hapur derën me forcë dhe ka qëndruar deri sa ka kryer vrasjen, por e paqartë për grupin hetimor është se sa kohë ka qëndruar autori në atë banesë. Megjithatë, grupi hetimor shpreson që të dal në konkluzione, pasi pas kqyrjes së detajuar të banesës së braktisur, janë gjetur disa gjurmë biologjike, ekspertiza e të cilave do të kryhet pranë Institutit të Policisë Shkencore, raporton tch.
Prokuroria ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytet, ku në dy prej tyre ka filmime me interes për hetimin, që lidhen me identifikimin dhe zbulimin e dy mjeteve por edhe të një personi.
Autori i kësaj ngjarjeje, që kreu ekzekutimin me snajper, dyshohet se është një qitës i përgatitur dhe me preçezion të lartë. Kastriot Reçi u ekzekutua me vetëm një plumb në pjesën e kraharorit, sapo doli nga lokali i tij, në qendër të qytetit.
Reçi, njihej për profilin e tij të lartë në qytetin e Rrëshenit, si biznesmen, ku deri në vitin 2018 ka qenë edhe aksioner në televizioni lokal “M+”. Viktima njihet si person me shume probleme si edhe për lidhjet e tij që ka pasur në fushën e drogës.
Ndërkaq, në Rrëshen zbarkuan hetues të departamentit të krimeve të rënda, e po ashtu janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe dëshmitarë të ngjarjes.
Pista e vetme ku është përqendruar grupi hetimor, vazhdon të mbetet ajo e hakmarrjes. Dy vite me parë, në Romë të Italisë, u vra vëllai u vra vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi. Dyshimet për vrasjen e këtij te fundit, lidhen më vrasjen e ish zyrtarit të OSHEE, në Rrëshen, Sajmir Jaku.
Pas vrasjes së Gasper Reçit, në Belgjikë ndodh një tjetër vrasje. Viktimë mbetet Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se vrasësit ishin shqiptare dhe krimi u krye për gjakmarrje. Ndërkaq në gusht të vitit të kaluar, në Rrëshen u vra edhe Armand Gjini i njohur ndryshe si Tonin Gjini. Më herët ky i fundit i kishte shpëtuar një atentati me tritol.
Për të gjithë personat që kanë informacione të vlefshme për autorin, në dispozicion nga policia janë vënë 2 milionë lekë.