Telegrafi

Si u plagos shpërndarësi i kokainës, pse po hetohen edhe policët?

Zbulohen detaje te reja nga aksioni antidrogë i policisë zhvilluar mbrëmjen e së martës te ‘Don Bosko’.

Siç dihet një person që ndiqej nga policia e Shqipërisë,  i dyshuar se ishte shpërndarës kokaine mbeti i plagosur pas një aksioni të sektorit të Antidrogës në Tiranë.

Bledar Peçi nuk iu bind postbllokut të policisë, por tentoi të çante rrethimin me automjetin e tij.

Policia reagoi duke i bërë barrikadë me mjetet e saj, ndërsa Forcat e Rendit qëlluan fillimisht me armë në ajër dhe më pas drejt gomave të makinës.

Si pasojë Bledar Peçi mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Policia gjeti rreth 480 gram kokainë në makinë dhe në shtëpinë e shokut të Peçit i cili mundi të largohej. Pas operacionit të natës së kaluar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimet. Mesohet se do të kontrollohen dhe verifikohen veprimet e policisë, pasi ka pasur dhe të shtëna në ajër, nga të cilat ka mbetur i plagosur lehtë i dyshuari kryesor i grupit, shkruan Lapsi.al.