Site icon Telegrafi

Si u përgënjeshtrua Putin për deklaratën e Klintonit lidhur me anëtarësimin e Rusisë në NATO

Presidenti Vladimir Putin si duket ishte përgënjeshtruar lidhur me deklaratën e ish-presidentit amerikan Bill Klinton për mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO.

Putin kishte thënë së fundmi gjatë një interviste me gazetarin amerikan Tucker Carlson se Klinton kishte refuzuar këtë kërkesë nga presidenti rus, transmeton Telegrafi.

“I kam thënë Klintonit, nëse Rusia donte të hapte çështjen e anëtarësimit në NATO, a mendon se do të ishte e mundur. ‘Ai më tha, është interesante’, por kur takuam në mbrëmje ai më tha: ‘Kam biseduar me ekipin tim dhe jo nuk është e mundur’”, kujtoi t’i ketë thënë vite më parë ish-presidenti amerikan.

Lexo po ashtu Putin zbulon bisedën sekrete që kishte pasur me Klintonin për NATO-n

Putin e kishte thënë të njëjtën narrativë gjatë një interviste me Oliver Stone në vitin 2017, por kjo ishte hedhur poshtë nga Klintoni.

Kjo pasi ish-presidenti amerikan kishte thënë se ai gjithmonë e kishte lënë “derën hapur” për një anëtarësim të mundshëm të Rusisë në NATO edhe gjatë udhëheqjes së ish-presidentit rus Boris Yeltsin edhe pasi Putini u bë president në vitin 2000.

Lexo po ashtu Gjesti i Putinit në intervistë u shikua nga miliona njerëz, çfarë thotë eksperti i gjuhës së trupit për veprimin e tij

Por, siç duket këtu qëndron diçka tjetër mbrapa, pasi NATO siç ka deklaruar ia ka bërë të hapur Rusisë që të aplikojë për anëtarësim, por se Rusia kishte thënë se nuk do të priste në linjë me vendet e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version