Një vajzë nga Kosova e bëri nervoz presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në një Konferencë Rajonale të të Rinjve.
Aulona Mehmeti e nisi fjalimin e saj në gjuhën shqipe, e pasi nuk pati përkthim kjo nuk i pëlqeu shefit të shtetit serb.
Mehmeti thotë se pas duartokitjeve për të nga disa të pranishëm në Forumin Rajonal për Liderët e Rinj, Vuçiq reagoi duke i kërkuar pjesëmarrësve ta fishkëllejnë atë derisa flet në rast se nuk pajtohen, dhe jo ta mbështesin fjalimin e saj, raporton Klan Kosova.
Në Novi Sad të Serbisë, të premten kishte nisur konferenca vjetore Regional Youth Form, ngjarje kjo kishte zgjatur deri më 24 nëntor.
Kjo konferencë, u organizua nga Lëvizja Evropiane në Serbi – dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.
Në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiq, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Mehmeti nga Kosova.
Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Mehmeti në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit stimultant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip. /Telegrafi/