Site icon Telegrafi

Si u ndërtuan Piramidat e Egjiptit?

Ata janë habitur për një kohë të gjatë për mënyrën sesi punëtorët kanë qenë të aftë për të transportuar blloqe të mëdha të gurëve deri te vendi i ndërtimit. Tani, ata e kanë gjetur çelësin – rëra e lagur.

“Për ndërtimin e piramidave, egjiptianët e lashtë duhet të transportonin blloqe të rënda gurësh dhe statuja të mëdha në shkretëtirë”, thanë kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit.

Për ta bërë këtë, ata i vendosnin objektet e rënda në një slitë, të cilën punëtorët e tërhiqnin mbi rërë.

Ndërkaq fizikantët kanë krijuar një version laboratorik të një slite egjiptiane me rërë, shkruan Shekulli.

Ata kanë përcaktuar forcën e tërheqjes dhe ngurtësinë e rërës, si një funksion të sasisë së ujit në rërë.

Për të përcaktuar ngurtësinë, është përdorur një reometër, që tregon forcën e nevojshme për të deformuar një vëllim të caktuar të rërës.

Slita rrëshqet më mirë kur rëra është e butë. Forca e tërheqjes ulet në raport me ngurtësinë e rërës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version