Telegrafi

Si u mundua Ratcliffe ta blinte gjysmën e Barcelonës para se të rikthene vëmendjen te Man United

Manchester United aktualisht është përfshirë në një betejë të tensionuar për blerje. Dy grupe, të kryesuar nga Sir Jim Ratcliffe dhe Sheiku i Katarit Jassim bin Hamad al-Thani, po luftojnë për të marrë kontrollin e gjigantëve të Ligës Premier Ligës, shitja e të cilave vlerësohet në 7.5 miliardë euro.

Para se të përpiqej të merrte drejtimin e Man United, Ratcliffe u përpoq të blinte gjysmën e aksioneve të Barcelonës, raporton Mail Sport.

Ratcliffe u përpoq të bënte lëvizjen e tij jo shumë kohë pasi Joan Laporta ishte emëruar President për herë të dytë në vitin 2021.

“Ata po planifikonin të shisnin të drejtat televizive të klubit. Ne u thamë atyre: ‘Mos e bëni këtë – ne do të vendosim dy ose tre miliardë, do të rinovojmë Camp Nou dhe do të kemi 50 për qind të pronësisë – dhe do të nënshkruajmë një akt për të thënë se nuk do ta shesim kurrë’”, bëhet e ditur në librin e shkruar nga Ratcliffe.

“Interesi ynë ishte vetëm për futbollin, jo për të fituar para. Unë mendoj se do të kishte funksionuar”.

Dyshja thuhet se kanë zhvilluar diskutime, por përfundimisht u anulua sepse do të ishte konsideruar “shumë politike”, të cilën Ratcliffe e detajoi.

“Ne folëm për këtë, por në fund, ata nuk menduan se mund të shkonin te tifozët me të. Rruga që ata po ndjekin është një fatkeqësi”.

Ratcliffe komentoi gjithashtu mënyrat e Barcelonës për të mbledhur fonde gjatë viteve të fundit, e që sipas tij është një gjë tejet e gabuar dhe klubi po shkon drejt më të keqes. /Telegrafi/