Studimet e këtij viti kanë treguar se Islanda është shteti më i sigurt në botë për t’u vizituar – madje për të 11-ën herë me radhë.
Është një kompani australiane që merret me analizimin e të dhënave të ndryshme në mënyrë që ta përcaktojë shtetin më të sigurt dhe më të rrezikshëm në botë, nga gjithsej 163 shtete të pavarura sa janë, transmeton Telegrafi.
Por, si arriti Islanda që prapë të renditet shteti më i sigurt në botë?
Fillimisht duhet të keni parasysh se faktorët që merren parasysh në renditjet e tilla përfshijnë rastet e krimit, sulmet terroriste, numrin e vrasjeve, posedimin e armëve, përqindjen e arrestimeve, korrupsionin dhe funksionin qeveritar.
Ka disa arsye se përse nuk duhet të besohemi nga historia paqësore e Islandës.
Ky komb i vogël nordik me 340,000 banorë, ka një shkallë shumë të vogël të krimit dhe ndodhin vetëm 1.8 vrasje për 100,000 persona në vit.
Një tjetër arsye është se Islanda nuk ka ushtri fare; qiejt e këtij shteti monitorohen nga ushtritë mysafire çdo vit. Kjo i bën shanset e shkaktimit të ndonjë lufte shumë të ulëta.
Edhe policia e Islandës janë të paarmatosur dhe kanë filluar të bartin armë vetëm brenda automjeteve. /Telegrafi/