Site icon Telegrafi

Si u arrestua “Eskobari Evropian”: Narko-bosi famëkeq u zbulua nga kafshët e tij, derisa po përpiqej të arratisej (Video)

Një i dyshuar si lord i drogës është arrestuar për përfshirjen e tij në një “tregti” kolumbiane të drogës, vlera e së cilës arrin në 354 milionë funte.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Andrew Deamer, i quajtur edhe si “Eskobari Evropian”, u filmua duke tentuaj të arratisej gjatë bastisjes në orën gjashtë të mëngjesit nga agjentët dhe trupat anti-narkotikë.

Siç bëhet e ditur, 52 vjeçari u arrestua në Rionegro, që ndodhet vetëm 20 kilometra nga Medellin – zona nga Pablo Escobar urdhëronte, ndërsa furnizonte rreth 80 për qind të kokainës të kontrabanduar në SHBA.

Autoritetet kanë thënë se Deamer, i lindur në Midlandsin Lindor, ‘vendosi kokën e tij në gojën e luanit’, kur dyshohet se u përfshi në drogë me vlerë 1.2 miliardë funtesh.

Deamer besohet të ketë në pronësi një numër të laboratorëve ku kokaina ishte përgatitur duke u maskuar si ushqim qeni, ushqim për mace apo edhe pleh.

Ai tani është në burgun La Picota në Bogota, ku thuhet se ka nënshkruar një ‘marrëveshje paraprake’ për të ndihmuar në zbatimin e ligjit për një dënim më të lehtë prej 14 vjetësh e tetë muajsh.

Gruaja e tij kolumbiane, Marcela Zapata, 37, u arrestua gjithashtu, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i një aksioni dramatik kur policët specialë, oficerët e ushtrisë dhe të narkotikëve shkuan në vendin e fshehtë të tij pranë Medellin në Kolumbi.

Siç thuhet më tej, ndonëse kishte tentuar të fshihej, përkatësisht të arratisej, ai ishte “zbuluar” nga kafshët e tij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=204&v=lSAbelZ7m58

Exit mobile version