Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur ka publikuar një video që tregon përkushtimin dhe disiplinën e këtij njësiti të veçantë.
Përmes kësaj videoje të postuar nga Shërbimi Korrektuesi Kosovës, shihet Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur se si i transportojnë personat me rrezikshmëri të lartë.
Siç thuhet në njoftim, “në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë.”
Pamjet ilustrojnë se si ky njësit garanton “sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre,” duke kërkuar “vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë.”
Duke theksuar angazhimin e tij, njoftimi përfundon me një mesazh të qartë: “siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh.” /Telegrafi/