Ne jemi shumë të sigurt, ju nuk do të jeni të kënaqur kur do ta lexoni këtë tekst, por do të ndiheni edhe më të turpëruar, nëse merrni një sëmundje veneriane
Sjellja e papërgjegjshme seksuale dhe perceptimi i gabuar i seksualitetit vetjak dhe i të tjerëve janë pasqyrim i papjekurisë së moshës.
Kjo sjellje është e përhapur, me gjithë dëshirën parimore të çdo të riu për të qenë i shëndetshëm, pjellor dhe të ketë pasardhës, transmeton Telegrafi.
Qe se si transmetohen:
– Kontakti lëkurë në lëkurë: Herpesi, sifilizi, HPV-ja (dhe lythat gjenitale)
– Lëngjet trupore (sperma, rrjedhja vagjinale dhe gjaku): Hepatiti A, B dhe C, HIV-i, Clamidia, HPV-ja, sifilizi, gonorreja
– Kontakti qimja me qime: E tmerrshme, e dimë, mirëpo kështu merrni morra pubikë
– Seksi oral: Cladimia, hepatiti A, B dhe C, lytha gjenitale, morra pubikë dhe, jo rrallë HIV
Pra, mbrohuni! Prezervativi është i obligueshëm!
Nëse ju ose keni herpes në buzë, një ulcerë ose një plagë në gojë, në buzë, organe gjenitale ose anus ose dhimbje të fytit, harroni seksin oral. Shkoni për ekzaminime gjinekologjike. /Telegrafi/