Telegrafi

Si titullohet kënga e parë për tregun ndërkombëtar e Dafina Zeqirit? (Foto)

Dafina Zeqiri duket se është në prag të kompletimit të projektit të parë për sferën ndërkombëtare.

Ajo ka filluar bashkëpunimin me producentin e suksesshëm suedez, Andreas Carlsson, i cili është edhe tekstshkrues dhe kompozitor.

Merret vesh se kënga e parë për tregun e huaj e Dafit do të titullohet ‘Fire (Zjarr)’.

Lexo po ashtu Me kë po bashkëpunon Dafina Zeqiri në Los Angeles? (Foto)

Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë projekti muzikor bëhet fjalë, por dihet se tash e sa kohë këngëtarja po qëndron në Los Angeles të SHBA-së. /Telegrafi/