Dafina Zeqiri duket se është në prag të kompletimit të projektit të parë për sferën ndërkombëtare.
Ajo ka filluar bashkëpunimin me producentin e suksesshëm suedez, Andreas Carlsson, i cili është edhe tekstshkrues dhe kompozitor.
Merret vesh se kënga e parë për tregun e huaj e Dafit do të titullohet ‘Fire (Zjarr)’.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë projekti muzikor bëhet fjalë, por dihet se tash e sa kohë këngëtarja po qëndron në Los Angeles të SHBA-së. /Telegrafi/