Telegrafi

Si t’ia shfaqni pakënaqësinë seksuale partnerit?

Shmanguni akuzave direkte

Në qoftë se njëri ndër partnerët nuk është i kënaqur me seksin, assesi nuk duhet ta mbajë vete, por për këtë patjetër duhet të bisedojë me partnerin. Duhet të prisni momentin e duhur dhe t’i zgjidhni fjalët në mënyrë që mos ta lëndoni.

Në asnjë mënyrë pas dëshpërimit mos i thoni “Pse e përfundove kaq shpejt, unë ende nuk jam ‘nxehur’!”, apo “Pse mendon vetëm për vete”.

Në këto moment mund të vij deri tek përleshje shumë serioze, e ai do të mund të zgjidhte mënyrën ‘jam i hidhëruar dhe, të ngërdheshet’. Më mirë prisni ditën tjetër kur të dy jeni më të relaksuar dhe haptas flisni.

Krahasimi me ish-partnerin

Nëse diçka mund ta lëndojë të dashurin, ajo është krahasimi me ish të dashurin tuaj! Me këtë vetëm do t’i rrisni problemet në krevat, por edhe jashtë tij.

Çfarëdo përmendje të ishit e sidomos kur flitet për seks nuk ju sjell fund të mirë. Andaj nëse keni ndonjë dëshirë, kërkesë apo korrigjim, mos thoni asnjëherë: “Ish i dashuri im e ka bërë këtë apo atë!”

A bën ta gënjeni që seksi ka qenë i mirë?

Situata më e keqe është kur seksi nuk ka qenë i mirë, e ai pret që ju ta lavdëroni! Ndërkaq edhe kjo mund të zgjidhet në mënyrë elegante: Nëse nuk e keni përjetuar orgazmën, këtë thjesht thuajeni. Nëse është pak tip normal, do ta kuptojë poentën.

Për çfarëdo rasti më mirë heshtni ose përmbajuni komenteve sesa të gënjeni “Që është dashnor i përkryer dhe që e di se çka je duke dashur”. Atëherë nuk do të përmirësohet kurrë.

Prisni ditën tjetër dhe haptas pa gënjeshtra dhe lajka, flisni për problemet të cilat ju ngushtojnë. /Telegrafi/