Telegrafi

Si t’ia nxirrni dhëmbin fëmijës tuaj? Këta prindër praktikojnë metoda bizare për ta bërë një gjë të tillë (Video)

Prindërit shpesh shpikin metoda “interesante” për t’ua nxjerrë dhëmbët e qumështit fëmijëve të tyre kur t’iu vijë koha për këtë.

Disa prej tyre lidhin perin në dhëmbë dhe e tërheqin paksa me forcë, derisa tjerët preferojnë që njërën anë të perit ta lidhin me derën e dhomës, transmeton Telegrafi.

Një baba e kishte praktikuar një metodë tejet të pazakontë për t’ia nxjerrë dhëmbin fëmijës së vet. Ai kishte përdorur bishtin e ketrit që t’ia nxjerr dhëmbin e fëmijës.

Ndërsa me avancimin e teknologjisë, një baba tjetër ka shfrytëzuar dronin për t’ia nxjerrë dhëmbin të bijës. /Telerafi/