Prindërit shpesh shpikin metoda “interesante” për t’ua nxjerrë dhëmbët e qumështit fëmijëve të tyre kur t’iu vijë koha për këtë.
Disa prej tyre lidhin perin në dhëmbë dhe e tërheqin paksa me forcë, derisa tjerët preferojnë që njërën anë të perit ta lidhin me derën e dhomës, transmeton Telegrafi.
Një baba e kishte praktikuar një metodë tejet të pazakontë për t’ia nxjerrë dhëmbin fëmijës së vet. Ai kishte përdorur bishtin e ketrit që t’ia nxjerr dhëmbin e fëmijës.
Ndërsa me avancimin e teknologjisë, një baba tjetër ka shfrytëzuar dronin për t’ia nxjerrë dhëmbin të bijës. /Telerafi/