Komanda “Rri aty” është një nga më të vështirat për t’u mësuar, por është edhe një nga më të dobishmet
“Qëndro” apo “Rri aty” me shumë mundësi është komanda më e vështirë për t’u mësuar, sepse këlyshët thjesht e urrejnë të qëndrojnë pa lëvizur!
Megjithatë, me seanca të shkurtra e të shpeshta ky ushtrim mund të zotërohet nga qenushi juaj dhe është shumë i dobishëm në një sërë situatash, si psh. kur ai është gati duke u hedhur jashtë makinës përpara se ta lidhni.
Filloni me fjalët “qëndro poshtë”. Kërkojini qenushit të rrijë “poshtë”. Thuajini “Qëndro” me një ton zëri të vendosur dhe nxirrni dorën tuaj përpara jush me pëllëmbën përballë qenit.
Prisni disa sekonda, pastaj shtypni klikuesin dhe shpërblejeni qenushin që qëndroi pa lëvizur. Praktikojeni këtë disa herë.
Më tej, kërkojini atij të rrijë “Poshtë” përsëri, pastaj bëni një hap mbrapa e thoni “Qëndro”. Pas rreth tre sekondash, shtypni klikuesin, bëni një hap para dhe shpërblejeni atë. Lavdërojeni se është shumë i zgjuar.
Gradualisht rriteni gjatësinë dhe distancën e komandës “Qëndro”. Por mos kërkoni më tepër seç duhet brenda një kohe të shkurtër.
Nëse qenushi e thyen komandën “Qëndro”, mos i bërtisni. Thjesht mos e shtypni klikuesin duke nënkuptuar se nuk ka shpërblim, ky do të jetë një mësim i mjaftueshëm për të. Qortimi nuk do të ishte aspak produktiv. /Telegrafi/