Telegrafi

Si t’i zbusni avokadot brenda 10 minutave

Nëse jeni adhurues apo konsumues të rregullt të avokados, mund t’ju ketë  ndodhur të hasni në ndonjë avokado të fortë. Me metodën e mëposhtme, ju nuk duhet të prisni deri sa ai të zbutet, gjë e cila zakonisht ndodh pasi të kalojnë disa ditë.

Për ta zbutur avokadon brenda 10 minutave, veproni kështu:

– Merrni frutin e ngurtë dhe vendoseni atë të mbështjellur me një fletë pjekjeje.

– Vendoseni në furrë  në temperaturë prej 200 gradë dhe lëreni të qëndrojnë për rreth 10 minuta, ose varësisht derisa fryti të zbutet.

– Me kujdes hiqni avokadon nga fletëza.

Procesi i tillë e zbutë frutin shpejt sepse fruti nga nxehtësia lëshon gaz etilen, pasi që etileni njihet si hormoni i cili ndikon në pjekjen e frutit me kalimin e kohës. Gazi zakonisht lëshohet ngadalë – por kur e mbështillni  frutin në fletë për ta bllokuar daljen e gazit dhe e ngrohni, gazi i bllokuar shpejton procesin e pjekjes dhe ndikon që tekstura të zbutet.

Dhe jo, nuk është furra ajo që e bën avokadon tuaj të butë. /Telegrafi/