Site icon Telegrafi

Si t’i zbardhni dhëmbët me lëvozhgën e bananes

Blogerët dhe vloggerët nëpër internet pretendojnë se kanë zbardhur në mënyrë efektive dhëmbët e tyre në vetëm disa javë, duke përdorur asgjë më shumë se një lëvozghë bananeje.

Ata pretendojnë se mineralet në lëvozhgën e bananës (të tilla si kaliumi, magnezi dhe mangani) thithen nga dhëmbët, duke i bërë ato më të bardha.

Këta janë hapat që duhet të ndiqni:

Zgjidh dhe qëro një banane

Zgjidhni një banane nga tasi tuaj me fruta – është më mirë që ajo të jetë e pjekur (pasi kjo ndodh kur përmban më shumë minerale), por jo e zezë. Qëroni një shirit të vetëm nga bananja, duke e lënë pjesën tjetër të lëkurës të paprekur (mund ta përdorni gjatë ditëve të ardhshme).

Fërkoni pjesën e brendshme të lëvozhgës me dhëmbë

Fërkoni pjesën e brendshme të lëvozhgës së bananës kundër dhëmbëve tuaj të sipërm dhe të poshtëm, derisa ato të jenë veshur plotësisht në një shtresë paste bananeje. Pasi të keni veshur dhëmbët, uluni dhe lëreni që pasta e bananës të funksionojë për afro dhjetë minuta.

Mundohuni të mbani gojën tuaj të hapur dhe buzët tuaja larg dhëmbëve – kjo mund të jetë pak e pakëndshme, por do të parandalojë që pasta e bananës të largohet.

Lani dhëmbët

Pasi të kenë mbaruar dhjetë minutat, merrni një furçë dhëmbësh të thatë dhe përdorni atë për të larë pastën e bananës në dhëmbët tuaj. Lani duke përdorur lëvizje të buta rrethore, për ndërmjet një ose tre minuta. Kjo do të ndihmojë për ta futur atë në të gjitha pjesët!

Përsëriteni një herë në ditë

Nuk ka të ngjarë që të shihni ndonjë rezultat pas vetëm një trajtimi, kështu që vazhdoni të fërkoni dhëmbët tuaj me lëvozhgë bananeje deri në dy javë – shpresojmë se do të shihni një ndryshim deri atëherë.

Mund të jetë e vështirë të vini re ndryshime në ngjyrën e dhëmbëve tuaj, kështu që është një ide e mirë të bëni një fotografi para dhe pas. Në këtë mënyrë ju mund të bëni një krahasim. /Telegrafi/

Exit mobile version