Site icon Telegrafi

Si t’i trajtoni hemorroidet në shtëpi?

Pothuajse shumica e njerëzve përballen me hemorroidet, dhe nëse edhe ju jeni në mesin e tyre ekzistojnë disa mënyra si t’i trajtoni ato në shtëpi.

Këto metoda janë krejtësisht natyrale kështu nuk do të keni asnjë problem.

Ndonjëherë trajtimet më të mira për hemorroidet janë gjërat që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

Shumë nga këto këshilla do t’ju ndihmojnë të shmangni kapsllëkun dhe ta bëjnë më të lehtë daljen në banjë. Ato gjithashtu mund ndalojnë hemorroidet përpara se të formohen.

Një prej mënyrave se si mund të trajtoni hemorroidet është uleni në një vaskë të mbushur me pak ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta.

Bëjeni dy ose tre herë në ditë dhe çdo herë pasi keni dalë në banjë në lirimin e zorrëve. Nëse dëshironi të lani gjithashtu zonën, përdorni sapun pa aromë dhe mos e fërkoni.

Ekzistojnë vaska të posaçme të vogla pikërisht për këtë, por ju mund ta bëni me çfarëdo vaske që keni në shtëpi.

Teruni me kujdes pasi ta keni kryer procesin e zhytjes në vaskë, ju mund të përdorni edhe tharëse në opsion të ftohtë nëse ndiheni më mirë.

Vendosni akull në zonën e problemit disa herë në ditë për 5 deri në 10 minuta.

Kjo mund të shuajë dhimbjen dhe të ulë ënjtjen për pak kohë. Ju mund të vendosni pako akulli të mbështjellë me një peshqir.

Në shumicën e rasteve, hemorroidet largohen vetë, por ka trajtime në shtëpi që mund të provoni për të lehtësuar simptomat tuaja. Aplikimi i akullit ose kremit për hemorroide mund të qetësojë dhimbjen, por ndryshimet në stilin e jetës si konsumimi i më shumë fibrave në dietën tuaj, konsumimi i ujit dhe ushtrimet fizike mund t’ju mbajnë të rregullt dhe të shmangni dhimbjet e hemorroideve për një kohë të gjatë. Nëse simptomat tuaja janë të dhimbshme dhe zgjasin më shumë se një javë, kontaktoni mjekun tuaj.

Për të evituar problemet me hemorroide është e rëndësishme të limitoni kohën tuaj në tualet. Nëse nuk shkoni pas disa minutave mos detyroni ose mos prisni që të ndodh diçka. Mundohuni të bëni një rutinë kur shkoni në banjë në të njëjtën kohë çdo ditë.

Mos e mbani brenda. Kur mendoni se duhet të shkoni, bëjeni. Mos prisni për një kohë apo vend më të mirë.

Provoni një pozicion ‘squat’. Vendosni një stol kur dilni në banjë. Ngritja e gjunjëve gjatë procesit ju ndihmon më shumë.

Vishni të brendshme me pambuk. Materiali ndihmon që lagështia të mos ndërtohet që mund të shqetësojë hemorroidet tuaja.

Çfarë nuk duhet të bëni kur keni probleme me hemorroide?

Mos qëndroni të dehidratuar: Qëndroni mirë të hidratuar në mënyrë që procesi të lehtësohet. Uji është zgjidhja më e mirë, ndaj pini shumë gjatë gjithë ditës. Lëngu i kumbullave të thara është një laksativ natyral dhe mund t’ju ndihmojë të dilni më lehtë në banjë.

Mos i shmangni ushtrimet: Edhe ecja rreth 20 deri në 30 minuta në ditë do t’ju ndihmojë.

Mos u ulni në sipërfaqe të forta: Uluni në një jastëk në vend të një sipërfaqe të fortë. Do të lehtësojë ënjtjen për çdo hemorroide që keni. Mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e formimit e hemorroideve të reja.

Mos qëndroni ulur për shumë gjatë: Zgjohuni çdo orë dhe lëvizni përreth për së paku pesë minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version