Por kini kujdes kur i vishni dhe mos i hekurosni me gradë të lartë se mund t’i digjni. Rrobat e banjës mund t’i lani edhe në lavatriçe, transmeton Telegrafi.
Jetëgjatësia, fleksibiliteti dhe forca nuk janë përparësitë e vetme të najlonit.
Kjo pëlhurë gjithashtu ka një shkallë të ulët absorbimi, gjë që e lejon atë të thahet shpejt. Prandaj kjo copë përdoret tek rrobat e banjos dhe tek veshjet sportive.
Najloni gjithashtu ka revolucionarizuar botën e hijeshisë dhe elegancën duke ofruar veshje me një çmim shumë të volitshëm.
Përveç kësaj, hulumtimet e shumta kanë bërë të mundur përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së najloni.
Duhen hekurosur?
Në përgjithësi, rrobat prej najloni nuk kërkojnë hekurosje, por ka disa përjashtime: hekuri nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, duke qenë se rrezikojnë që tekstilet të shkrihen për shkak të ndjeshmërisë ndaj të nxehtit.
Po veshjet e mia të brishta: të brendshmet, çorapet?
Shmangni larjen e tyre me lavatriçe, zgjidhni t’i lani me dorë në ujë të ngrohtë ose pothuajse të ftohtë. /Telegrafi/