Në situata të këtilla shumica jush kufjet e tilla do t’i hidhnit poshtë dhe do të shkonit drejt në dyqan për t’i blerë të rejat
Ne po ju tregojmë mënyrën që t’i rregulloni dhe të kurseni së paku pak para, transmeton Telegrafi.
E para që duhet të bëni është që të gjeni ku është dëmtuar apo ndërprerë kablloja.
Kur ta gjeni këtë, është e nevojshme që kabllon ta pritni dhe t’i eliminoni pjesët e dëmtuara nga të dyja anët.
Pastaj kabllon nxeheni me çakmak dhe eliminoni izolimin, në mënyrë që të arrini deri te telat e hollë.
E gjitha që duhet të bëni është që t’i bashkoni kabllot dhe të mbështillni telat nga njëra anë në nën tjetër të kabllos së prerë.
Kushtoni kujdes që t’i bashkoni telat të cilët kanë të njëjtën ngjyrë dhe në fund përdorni shirit izolues në mënyrë që t’i forconi dhe t’i mbroni nga qarku i shkurtër.
Në video-xhirimin në fund të këtij teksti mund të shihni si ta bëni këtë, andaj nëse keni ndonjë palë kufjesh të vjetra dhe të këputura, mësoni dhe përpiquni t’i rregulloni.
/Telegrafi/