Telegrafi

Si t’i përcaktoni konfiguracionet në Facebook

Kohë pas kohe Facebook bën disa ndryshime të shërbimit të vet. Disa kanë të bëjnë me vet punën e shërbimit dhe sjellin mundësi e shtojca, mirëpo edhe mjaft prej tyre kanë të bëjnë me konfigurimin e privacisë së përdoruesve. Siç qëndrojnë gjërat tani, përdoruesve u është mundësuar përcaktimi i 50 konfiguracioneve me mbi 170 opsione të ndryshme. Vështirë se dikush mund të gjendet në tërë këto, prandaj ja ku i keni këto dy vegla që mos ta qani kokën tepër.

Kompania Untangle, e cila zakonisht merret me ndalimin e porosive të padëshiruara (spam) dhe vendosjen e mekanizmave filtrues softuerik (firewall), ka nisur një shërbim të cilin e ka emëruar SaveFace. Bëhet fjalë për një shtojcë për cilindo shfletues të internetit i cili, kur ta nisni, konfiguracioni i informatave, kërkimeve, miqve, lidhëzave dhe artikujve të publikuar me një klikim t’i vendosni që të shihen vetëm për miqtë tuaj.

Shërbimi ReclaimPrivacy po ashtu është një shtojcë për shfletues të internetit i cili shfrytëzohet në të njëjtën mënyrë si shërbimi i përmendur më lartë. Megjithatë, ReclaimPrivacy do të analizojë në mënyrë të hollësishme konfiguracionet tuaja të privacisë dhe t’ua tërheqë vërejtjen për ato të cilat do të duhej t’i përcaktoni shtesë. /Telegrafi/