Një metodë e natyrshme dhe e thjeshtë pa kurth të minjve
Askush nuk është i lumtur kur di se ka minj në shtëpi, mirëpo për fat të mirë ekziston një metodë efektive natyrale për t’i hequr qafe ata përgjithmonë.
Fjala është për mentën djegëse, e njohur në popull si menta e zezë, të cilën minjtë nuk e pëlqejnë fare, transmeton Telegrafi.
Minjtë më së shumti mbështeten në shqisën e tyre të nuhatjes, në vend të shikimit, dhe era e mentës djegëse i shqetëson.
Kjo bimë përmban komponime që irritojnë zgavrat e hundës.
Ka dy mënyra se si mund të përdorni mentën djegëse për t’i ndjekur minjtë.
Gjëja e parë që duhet të bëni është ta mbillni përreth shtëpisë dhe në këtë mënyrë do t’i mbani larg shtëpisë.
Gjëja tjetër është vaji djegës i mentës. Thjesht, spërkateni në cepat e shtëpisë ku mund të shfaqen minjtë.
/Telegrafi/