Site icon Telegrafi

Si t’i mirëmbani lulet tuaja të duken bukur dhe të hidratizuara

Me siguri çdokush i ka metodat e veta, andaj mund të jetë e vështirë të kuptohet çfarë është më e mirë për lulet tuaja

Lule të ndryshme kërkojnë kujdes specifik dhe të ndryshëm nga njëra-tjetra.

Lynette nga HeyPlants, ka ndarë këshillat e veta profesionale si t’i mirëmbani lulet tuaja të duken bukur dhe të ujitura mjaftueshëm, shkruan Metro, përcjell Telegrafi.

Koha ka rëndësi

Lulet ujisni në mëngjes, sepse kjo kohë luleve u jep afat që dheu të thahen gjatë ditës. Nuk dëshironi që dheu të mbetet tepër i lagësht dhe të tërheq insekte dhe sëmundje.

Gjithashtu, përshtatjani rutinën tuaj ujitjes sipas sezonit. Vera mund të kërkojë ujitje më të shpeshtë në krahasim me dimrin.

Mënyra se si i ujisni gjithashtu ka rëndësi

Kujdesuni që uji të mund të arrijë deri te rrënja me hedhjen e ujit drejtpërdrejt në dhé. Ndoshta do të shihni se si uji del nëpërmjet vrimës në fund të vazos, mirëpo mos lejoni që ai të grumbullohet, por tepricën e ujit duhet derdhur. Më mirë është të ujisni mirë, por jo shpesh.

Si të veproni me fletët?

Kohë pas kohe spërkatni fletët me ujë, pastaj fshini me leckë në mënyrë që të eliminoni pluhurin dhe ta mbani lulen të pastër.

Shmangni ujitjen e tepruar

Para ujitjes duhet të kontrolloni dheun për të parë a është akoma i lagësht. Nëse dheu është i lagësht, mos i ujisni disa ditë. Në të kundërtën mund të rrezikoni zhvillimin e mykut.

Gjithashtu mund të fusni matësin e lagështisë në dhé, i cili do t’ju ndihmojë të vlerësoni a duhet ta ujisni lulen. /Telegrafi/

Exit mobile version