Site icon Telegrafi

Si t’i lani flokët flokët e yndyrshëm

Larja e përditshme e flokëve, përveçse është jopraktike dhe shamponi shkakton irritim të tyre, njëkohësisht sjell shtimin e prodhimit të yndyrës nga gjëndrat yndyrore.

Blini shampon që është i dedikuar për flokë të yndyrshëm ose flokë me vëllim. Lajini flokët me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë shton prirjen për flokë të yndyrshëm.

Nëse është e mundur, mos përdorni regjenerues të flokëve, ndërsa nëse e keni të domosdoshme, atëherë vendoseni në majë të flokëve.

Krahas larjes, flokët prekni dhe krihni sa më rrallë. Mund të provoni me një sasi të vogël të pudrës për fëmijë, për të tërhequr sasinë e tepërt të yndyrës ose me anë të shamponit në formë spërkatësi. /Telegrafi/

Exit mobile version