Telegrafi

Si t’i lajmë dhe ruajmë rrobat e bardha që të duken të reja dhe pa njolla të verdha për një kohë më të gjatë

Rrobat e bardha kërkojnë një mënyrë të veçantë ruajtjeje

Si ta trajtojmë njollën, në çfarë temperature të lajmë, përzierja me bojëra të tjera… ka shumë gjëra që duhet t’u kushtojmë vëmendje, transmeton Telegrafi.

Ndarja e rrobave

Larja e rrobave të bardha veç e veç do të parandalojë që ngjyra të kthehet në copa të bardha, gjë që do t’i bëjë rrobat të duken të konsumuara.

Shmangni mbingarkesën

Kur rrobalarësja është e mbingarkuar, nuk ka hapësirë të mjaftueshme midis rrobave që uji t’i lajë të gjitha papastërtitë nga pëlhura.

Trajtoni njollat menjëherë

Ndiqni udhëzimet për heqjen e njollave për lloje të ndryshme të pëlhurave dhe njollave. Për shembull, zbardhuesi që ka klor mund të zbardhë, por gjithashtu mund të dëmtojë pëlhurat, nëse përdoret në masë të madhe. Zbardhuesi me bazë oksigjeni është zakonisht më i sigurt dhe mund të aplikohet në të gjitha pëlhurat, përveç leshit dhe mëndafshit.

Lani me ujë sa më të ngrohtë

Përdorni ujë të ngrohtë – ose ujin më të ngrohtë të rekomanduar për pëlhurën – për të hequr yndyrat dhe papastërtitë.

Shpëlajeni me uthull

Shmangni zbutësit komercialë të rrobave që mund të lënë shenja në pëlhura të bardha. Në vend të kësaj, shtoni 1 filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes për t’u siguruar që i gjithë detergjenti të hiqet nga pëlhura.

Ruajtja e rrobave të bardha

Mënyra se si i ruajmë rrobat e bardha është e rëndësishme. Ruajtja e rrobave të bardha në qese plastike ose thasë nuk lejon që ajri të rrjedhë dhe mund të shkaktojë zverdhje. Përdorni qese pambuku për të mbrojtur rrobat e bardha nga pluhuri dhe papastërtitë.

/Telegrafi/