Site icon Telegrafi

Si t’i kushtojmë vëmendje lëndimeve që pësojmë? (Video)

Shpesh ndodh që nuk iu kushtojmë vëmendje lëndimeve që pësojmë deri sa dhimbja e tyre të jetë e padurueshme, apo deri atëherë kur na privohet zhvillimi i aktiviteteve.

E, kjo mund të bëjë të paevitueshëm operimin kirurgjikal. Në të gjitha këto raste, janë të nevojshme trajtimet nga fizioterapeuti. Gent Panduri ushtron këtë profesion të kujdesit shëndetësor, i cili tregon se cilat janë rastet që pacientët duhet të frekuentojnë një fizioterapeut.

Panduri merret me trajtimet e pacientëve të të gjitha moshave, mirëpo rastet më të shpeshta janë ato me sportistët. Ai tregon se cilat janë lëndimet më të shpeshta që ndodhin tek këta pacient.

Një prej rasteve më të rënda të lëndimit është i hendbollistit Egzon Gjuka, i cili i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Panduri tregon se për gjendjen e tij dhe mënyrën e trajtimit, që pacienti të jetë i gatshëm të kthehet në fushë.

Sipas tij, varësisht prej gjendjes së pacientëve dallon forma dhe kohëzgjatja e shërimit të tyre, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve funksionale dhe rritjen e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike,

Panduri pohon se rëndësia e fizioterapeutit është e madhe dhe vetëdijesimi për këtë fakt po rritet dita ditës, ndonëse ende ka raste kur njerëzit i lënë pas dore këto trajtime.

Fizioterapeuti këshillon që këto trajtime të mos neglizhohen ngase mund të parandalojnë shumë operime dhe komplikime tjera, pasojat e të cilave mund të jenë të mëdha.

https://youtu.be/t6CM9gSUBho

 

Exit mobile version