Gjatë motit të ftohtë lulet të cilat i mbani në shtëpi kanë nevojë për kujdes të mirë, në mënyrë që t’u ndihmoni të mbijetojnë në ajër të thatë dhe në mungesë drite
Ndriçimi
Dimrit duhet të keni kujdes për nevojat e luleve për dritë natyrale sepse drita natyrale në ambient të mbyllur më së shumti u mungon, transmeton Telegrafi.
Meqenëse shumica e luleve të cilat kultivohen te ne kërkojnë shumë dritë, saksitë vendosni afër dritareve, por jo afër radiatorëve. Kaktuset kërkojnë shumë dritë gjatë gjithë vitit. Në mënyrë që të lulëzojnë në pranverë, ato nuk duhet të ujiten gjatë dimrit, përveç nëse banesa është shumë e ngrohtë.
Ajri
Për të përballuar më mirë lulet qëndrimin në ajër të thatë për shkak të ngrohjes, përdorni freskues ajri.
Ju do të ndihmoni që bimët të mbijetojnë nëse i spërkatni ato me ujë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Temperatura
Mos e ndryshoni vrullshëm temperaturën në hapësirën në të cilën janë lulet. Temperatura ideale për mbajtjen e luleve është midis 15 dhe 20 gradë Celsius.
Kur ajrosni hapësirën, lulet patjetër duhet të jenë larg rrymave të ajrit.
Plehërimi
Bimët nuk kanë nevojë për fekondim gjatë dimrit, përveç atyre që presin lulëzimin, të tilla si ciklama, azalea, kaktusi…
Gjithashtu, në mënyrë që bima të rritet bukur, hiqni gjethet e thata rregullisht.
Ujitja
Kur bëhet fjalë për ujitjen, shumicën e luleve në banesë ujitni deri në atë masë që dheu të mos jetë i thatë.
Nëse temperatura në dhomë është më e lartë se 25 gradë, atëherë bimët kanë nevojë për pak më shumë ujë. Ciklama, azalea dhe speciet e tjera që lulëzojnë në dimër duhet të ujiten për dy ose tre ditë. Spërkatja e rregullt do t’i përshtatet pemës së jetës, beniaminës dhe fieroreve, por jo manushaqeve.
Është më mirë të mos përdorni ujë të ftohtë për ujitje, por të ngrohur në temperaturën e dhomës.
Mbëltimi i filizave të luleve
Gjatë dimrit lulet pushojnë, pra nuk do të ishte mirë të merreni me mbëltim.
Nëse vërtet dëshironi apo jeni të detyruar të mbëltoni ndonjë lule, gjeni dhé të ri dhe saksi më të madhe se e mëparshmja. /Telegrafi/