Gjatë muajve të ftohtë, çizmet e shkurtra duken të mahnitshme me xhinse dhe me një triko të leshtë të gjatë. Çfarë mund të kërkosh më shumë? Hidhu një sy këtyre fotove dhe gjej cili është stili që të përshtatet më tepër.
Çizmet mbi kyçin e këmbës
Ato që preferojnë t’i mbajnë çizmet deri pak mbi kyҫin e këmbës, e mira është që rrobat t’i kenë me ngjyra pastel, një fund të shkurtër të zi p.sh, kombinuar me një këmishë elegante njëngjyrëshe.
Çizmet me takë ortopedike
Çizmet me takë ortopedike mund t’i kombinosh me një gamë të gjerë ngjyrash. Me një palë pantallona të shkurtra p.sh., ato do të dukeshin shumë moderne.
Ҫizmet e sheshta
Në përditshmëri, krahas xhinseve dhe xhupit, një kombinim ideal janë ҫizmet e sheshta. Një çantë e vogël shoqëruese do të ta kompletonte mjaft mirë pamjen.
Për veshjen e mbrëmjes
Ҫizmet e shkurtra janë ideale edhe për mbrëmje. Xhinset ose një fund deri në gju ose pak poshtë tij, siguron një pamje romantike për në mbrëmje. Zgjedhje e mirë për mbrëmje janë edhe xhinset boyfriend, të përthyera deri në kyҫin e këmbës.
Çizmet e gomës
Kur bëhet fjalë për ditët me shi, ato janë ideale. Ndaj edhe nuk ka shumë rëndësi se si i kombinon, sepse, mbi të gjitha, në ditë të tilla më shumë dëshiron që këmbët t’i kesh të thata. /Telegrafi/