Nyjet Bantu janë modeli më i rehatshëm i flokëve gjatë verës. Nuk djersini dhe dukeni stil, njësoj si RiRi.
Jo vetëm kaq, por modeli është fare i thjeshtë për t’u realizuar. Më poshtë do t’jua tregojmë procesin hap pas hapi:
1. Zgjidheni vetë sa nyje dëshironi të bëni dhe në bazë të kësaj, ndajini flokët në sektorë të barabartë.
2. Flokët e njërit sekstor ndajini në dy pjesë dhe spërdridhini me njëra- tjetrën.
3. Rrotullojeni më pas spiralen pas vetes dhe lidheni me një llastik të hollë. Nëse dëshironi mund të përdorni edhe karficë.
4. Përsëriteni procedurën në 4- 5 (apo sa të dëshironi) sektorët të tjerë. Nëse dëshironi flokët kapini të njomë, që kur t’i zgjidhni më pas të kenë marrë trajtën e rricave të shumëdëshiruara.