Site icon Telegrafi

Si t’i hiqni qafe qeskat?

Harrojini korrektorët e dendur
Për fshehjen e qeskave ju nevojiten korrektorë të lehtë. Më të mirët janë ata që blihen së bashku me brushën e tyre dhe në kuti. Korrektorët e dendur vetëm sa mund ta theksojnë dukjen e tyre që paraqesin problem në dukje.

Zgjidheni nuancën e duhur
Korrektori tepër i ndritshëm vetëm sa mundet t’i theksojë qeskat, prandaj përqendrohuni në ngjyrat që janë të ngjashme me tenin tuaj. Sipas natyrës, qeskat kanë ngjyrë të hirtë dhe rozë, prandaj neutralizojini me nuancat e verdha dhe bezhë.

Merrni laps të butë, të bardhë po bezhë
Pak laps me ngjyrë të bardhë apo bezhë në kapakun e poshtëm të syve do t’ju . ndihmojë që fytyra juaj të duket më e freskët.

Hidheni brushën
Brusha për korrektor është super gjëja për fshehjen e mangësive në shumicën e pjesëve të fytyrës, por shumë grimerë pohojnë se për qeskat mjeti më i mirë janë – gishtërinjtë. Korrektorin në qeska vendoseni me gishtërinj, ndërsa që brushën lëreni për njolla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version