Fërkimi i shpeshtë, mund të qërojë lëkurën, ndërsa me fërkimet e buta, nuk bëhet pothuajse asgjë.
E tëra që duhet të keni është një rreth pambuku, shkopinj me maje pambuku dhe kolonjë apo heqës të ngjyrës së thonjve.
Shkopin me maje pambuku, që zakonisht përdoret për pastrimin e veshit, zhyteni në masën e lëngët që keni zgjedhur.
Pastaj, fërkojeni shenjën që ka lënë ngjyra, derisa të hiqet.
Fërkimi me pambukun në formë rrethore, e heqë çfarëdo hije, që ka mundur të lë heqja e njollës.
Lajeni vendin me pastrues të butë dhe lëreni të thahet, transmeton Telegrafi.