Telegrafi

Si t’i eliminojmë problemet e shumta me venat

Ulja e tepërt dhe qëndrimi i tepërt në këmbë përbën gjithashtu rrezik për venat. Që t’i shmangni këto probleme, duhet të keni kujdes për peshën trupore, ngaqë ajo paraqet dëmtim në qarkullim dhe pengon rrjedhjen e gjakut nëpër vena. Pas një periudhe më të zgjatur të qëndrimit ulur, kohë pas kohe, ngrihuni në këmbë, peshoni në gishtat e këmbëve për disa minuta. Qarkullimin e gjakut e pengojnë edhe rrobat tepër të ngushta. Shmangni pantallona që shtrëngojnë belin, si dhe çorapet e ngushta.

Si pasojë e kthimit të vështirësuar të gjakut të venave nga pjesët e poshtme në drejtim të zemrës shfaqet dobësia e venave. Pasojat që shfaqen janë dhembjet, ngërçet dhe ndjenja e peshës. Por sa të zgjoheni, nxitni qarkullimin e gjakut me ushtrime dhjetë minutëshe: duke qëndruar në shpinë, duart i vini nën kurriz, ndërsa me këmbë bëni sikur po ecni me biçikletë.

Çdo ditë ecni së paku gjysmë ore, sepse kjo është mënyra që të aktivizohen enët e vogla në thembra ku grumbullohet gjaku. Gjatë pastrimit përdorni hidromasazhin. Me ujë të ngrohë dhe të ftohtë, pandërprerë lagni këmbët nga thembrat deri tek beli.

Masazhoni këmbët me xhel që zbusin simptomat e venave të zgjeruara. Më të mirët janë ato që përbëjnë ekstrakte të gështenjës së egër dhe vajit eterik. Atëherë kur jeni në shtëpi, dy herë brenda ditës (në mëngjes dhe në mbrëmje) ngrini këmbët për rreth 15 cm mbi nivelin e zemrës. Pas vetëm disa minutave do të ndjeni se si pesha nga këmbët largohet, shkruan Civitas. /Telegrafi/