Përveç aspektit seksual, ekzistojnë edhe disa gjëra që mund të eksitojnë meshkujt.
1. Kënga e preferuar – Nuk është me rëndësi cila është, nëse e dini këtë fshehtësi atëherë jeni në avantazh.
2. Aroma e parfumit tuaj – Sigurohuni që sapo të ndjejë aromën e parfumit tuaj, t’i paraqiten mendime erotike.
3. Imazhi nudo në pasqyrë – Shikimi në trupin tonë lakuriq është eksitues, veçanërisht nëse keni mendim pozitiv për të.
4. Fustani i kuq – Ngjyra e kuqe nuk është pa shkas ngjyra e dashurisë, madje edhe studimet kanë treguar se ngjyra e kuqe nxit eksitim…
5. Gudulisja në shtrat – Gudulisja bie në kategorinë fetish të shumë njerëzve dhe shumë shpejtë mund të ju disponojë dhe relaksojë.
6. Gërvishtja e shpinës tuaj – Edhe kjo bie në grupin fetish, madje ka edhe emërimin e vet – akarofilia.
7. Çarçafë të pastër – Një studim britanik zbuloi se si femrat dhe meshkujt eksitohen plus nga mbulesat e pastra të shtratit.
8. Frika – Të kuptohemi, frika në vete nuk shkakton eksitim, mirëpo eksitimi fiziologjik dhe frika kanë shumë elemente të përbashkëta, ju duhet shumë pak që eksitimi të zëvendësojë frikën.
9. Veshja e këmishës së tij – Për arsye të panjohura, partnerit tuaj i pëlqen kur në trup keni vetëm këmishën e tij.
10. Të luani në instrument muzikor – Muzikantet janë seksi dhe interpretimi me cilindo instrument për një moment do të zgjojë interesimin e tij për ju. /Telegrafi/