Site icon Telegrafi

Si t’i çaktivizoni njoftimet e vazhdueshme të Threads?

Nëse jeni regjistruar në Threads menjëherë lansimit, por tani merrni njoftime të vazhdueshme pasi të gjithë ndjekësit e juaj në Instagram kanë “mësyrë” drejt platformës së re të rrjeteve sociale, më poshtë janë mënyrat se si t’i ndalni ato deri sa të “qetësohet” situata.

Në aplikacionin Threads, klikoni ikonën e profilit në këndin e poshtëm djathtas të ekranit, pastaj ikonën e menysë me dy rreshta në pjesën e sipërme djathtas të profilit tuaj dhe shkoni tek “njoftimet”.

Për t’i pauzuar të gjitha njoftimet për një kohë të caktuar, klikoni pranë “Ndalo të gjitha”: Do të shihni opsionet e kohëzgjatjes duke përfshirë 15 minuta, 1 orë, 2 orë, 4 orë dhe 8 orë, raporton macrumors, përcjell Telegrafi.

Për të mos marrë njoftime sa herë që dikush fillon të ju ndjekë, klikoni tek “Following and followers”, dhe ndalini njoftimet. Aty gjithashtu mund të gjeni opsionet për ndaljen e njoftimeve për ndjekësit e ri, sugjerimet për ndjekjen e llogarive të reja e gjithashtu edhe para-ndjekjen e një përdoruesi në Threads.

Opsioni i fundit lidhet me njerëzit që ju i ndiqni në Instagram dhe të cilët bashkohen vazhdimisht në Threads, dhe që duket se mund të jetë njoftimi i vetëm që ju dëshironi ta ndalni nëse ju jeni regjistruar menjëherë në ditën e parë.

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacioni të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport/Telegrafi/

Exit mobile version