Telegrafi

Si t’i bëni ushtrimet “plank” të duken më pak të mërzitshme?

Ushtrimet plank janë ndër ushtrimet më të mira për barkun, mirëpo duhet pranuar se janë tejet të mërzitshme.

Padyshim se ky ushtrim do t’ua ndërtojë muskujt e barkut dhe do t’ju jap një pamje seksi, por gjëja e parë që do të bëni gjatë këtyre ushtrimeve është ta humbni durimin, transmeton Telegrafi.

Për këtë gjë B.J. Gaddour kryen edhe detyra tjera gjatë këtyre ushtrimeve. Në video ne mëposhtme ai i demonstron katër mënyra se si të shtoni lëvizje në një plank anësor për ta bërë atë më të vështirë – dhe më pak monoton.

Këto variacione do t’i ushtrojnë njëjtë muskujt e barkut, do ta mbajnë shpinën stabile duke parandaluar dhimbjet e shpinës dhe do e përmirësojnë performancën tuaj në palestër.

Por, këto variacione gjithashtu e shtojnë intensitetin në bark dhe e bëjnë ushtrimin më sfidues për ijët, shpatullat etj.

Zgjidhni dy, tri apo katër nga variacionet dhe ndryshoni mes tyre për një deri në dy minuta në çdo anë, si dhe përsëriteni këtë tri deri në pesë seta. /Telegrafi/