Qe se si t’i mbani enët tuaja të thata nga makina pa i fshirë
Nëse përdorni rregullisht një makinë larëse enësh, atëherë kjo pajisje me siguri ju ka ndodhur që shumë herë të mos i thajë plotësisht enët.
Një grua postoi një video në profilin e saj në Instagram, duke treguar se si të kurseni kohën tuaj që përndryshe do ta shpenzonit duke lustruar enët, transmeton Telegrafi.
Gjithçka që ju nevojitet për këtë truk është një leckë kuzhine prej pambuku.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të prisni që procesi i larjes të përfundojë plotësisht.
Hapni derën e makinës dhe vendosni mbi to peshqir kuzhine. Kur mbyllni derën, lecka do të thithë të gjithë lagështinë që mbetet në enët.
– Duhet ta provoj këtë. Enët e plastikës mbesin gjithmonë të lagura edhe kur aktivizoj mënyrën e tharjes – ky është vetëm një nga komentet e shumta. /Telegrafi/