Telegrafi

Si t’i bëni barkoret: Teknika e përsosur për ushtrimin e muskujve të barkut

Barkoret janë baza e çdo sesioni ushtrimor për muskujt e barkut.

Por, ka shumë mënyra se si ky ushtrim mund të gabohet, transmeton Telegrafi.

Pra, barkoret vërtet janë fantastike për tonifikimin e muskujve abdominalë, megjithatë janë efektive vetëm nëse i bëni me formën e duhur.

Ngritja e trupit nga dyshemeja pa bazë stabile nuk do t’ju bëjë aspak mirë – dhe vetëm sa ia rritni vetes rrezikun për t’u lënduar.

Ekspertët thonë se për t’i bërë ushtrimet e barkoreve në formë të duhur, ju duhet të filloni duke u shtrirë në dysheme me shpinë, me gjunjët e lakuar.

Pastaj vendosni duart në gjoks apo prapa kokës, por pa e ngrehur qafën kur të ngriheni.

Për ta parë në detaje se si bëhet ky ushtrim, shikojeni videon e mëposhtme. Keni parasysh se posa ta keni perfeksionuar formën e duhur, ju mund at shtoni këtë ushtrim në rutinën e rregullt dhe rezultatet i vëreni shumë shpejt. /Telegrafi/