Të gjithë ne e dimë që vijat mund të zgjerohen, mirëpo kjo gjithashtu mund të duket mirë, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk jeni edhe aq e bujshme në zonën e gjoksit, vishni fanellë me vija horizontale. Nëse dëshironi pak më shumë vëllim t’i shtoni vitheve tuaja – vishni fundin me vija.
Sa më të gjera të jenë vijat shikimet gjithnjë e më shumë do të përqendrohen tek to, andaj kjo do të thotë që do të dukeni më e gjerë.
Sa më të gjata të jenë, është më e vështirë të fokusohen sytë vetëm në një vijë, që do të thotë se këto vija horizontale fillojnë të duken sikur lëvizin lart-poshtë, dhe kjo ju bën të dukeni më e gjatë dhe më e hollë.
/Telegrafi/