Organizmi dhe metabolizmi do të ndihen më mirë!
Bajamja e aktivizuar, në të vërtetë është shprehje për “bajamen” e trajtuar, e cila mbase nuk është edhe shumë e shijshme, mirëpo ajo është shumë e pasur me vitamina dhe minerale, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, sido që ta “trajtoni” atë, me siguri do të pyesni.
Pra, mjafton ta lini bajamen të qëndrojë 12 orë në ujë me pak kripë, sepse stimulon procesin e mbirjes, domosdo për hapin e parë deri te qëllimi.
Hapi tjetër është tharja e bajames në temperaturë të ulët midis 12 dhe 24 orësh, kur të thahet tërësisht mund të kënaqemi me të mirat e saj.
Thënë të vërtetën, përshtypja e parë mund të jetë që bajamja është paksa e mykur, mirëpo ngushëlluese është që me një sasi të vogël për organizmin dhe për metabolizmin tonë kemi bërë shumë më tepër.
T’ju rikujtojmë, bajamet e papjekura përmbajnë thartirë fitine, e cila ngadalëson absorbimin e hekurit dhe zinkut, të cilët janë të rëndësishëm për ekuilibrimin e metabolizmit, ndërkaq kryesisht u bën mirë edhe sistemit nervor, mëlçisë, enëve të gjakut…
Bajamet gjithsesi janë antioksidantë të fuqishëm të cilët pastrojnë trupin dhe të cilët i kontribuojnë shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Mirëpo, nëse dëshirojmë të marrim më të mirën nga to, është e udhës që t’i “aktivizojmë”… /Telegrafi/