Telegrafi

Si të zgjidhni erëzat e përshtatshme për flokun tuaj

Konsumoni sa më shumë prodhime deti. Peshku, midhjet dhe krustacet përmbajnë mjaft zink, i cili kontribuon në sintezën e proteinave për të cilat kanë nevojë flokët. Një burim mjaft i mirë zinku janë gjithashtu edhe kërpudhat.

Kimikatet në kombinim me rrezet e diellit gjatë verës, sigurisht që kanë dëmtuar mjaft flokët tuaj. Po ashtu edhe regjim dietal veror që keni bërë, ka shkaktuar dobësim dhe rënie të flokëve. Prandaj, ju rekomandojmë që njëkohësisht me frutat dhe perimet të merrni edhe komplekse multivitaminash, sidomos A dhe D12, të cilat janë të nevojshme për rritjen e flokut të shëndoshë, duke u këshilluar më parë me dermatologun tuaj.

Për flokë bionde ose gështenjë të hapur – Kamomil
Për flokë me ngjyrë të errët – Rozmarinë
Për flokë me ngjyrë të kuqe – Sherbelë

/Telegrafi/