Site icon Telegrafi

Si të zgjedhësh rimelin me ngjyrë bazuar në ngjyrën e syve

Nëse ka një produkt që shumica do t’i qëndrojë tradicionales është rimeli

I zi apo me ngjyra, rimeli është një prej produkteve kozmetike me të cilin mund të guxoni dhe të dukeni unike.

E dimë që një pjesë e jotja është gati të eksperimentojë, ndaj të tregojmë disa sugjerime që mund të të bindin të përdorësh rimelë me ngjyra.

Për një pamje edhe më të bukur, rekomandohet që rimeli të kombinohet me ngjyrën e syve.

Nëse ke sy në ngjyrë blu, ideal është çdo rimel që ka ngjyra të ngrohta, nga portokallia te ngjyra vishnje, secila prej tyre i jep thellësi këtij tipari të fytyrës dhe gjithë vëmendja do të jetë te sytë e tij.

Kjo linjë ngjyrash shkon shumë edhe nëse ke sy në nuancë gri. Hijeshia që merr syri është deri diku misterioze, por me shumë dritë.

Nëse sytë e tu janë jeshilë, baza duhet të jetë gështenjë dhe pak blu, pra kombinim i ngjyrave të ftohta.

Ndërsa për ty që ke sy kafe ose kafe të errët, çdo gjë bëhet më e lehtë, sepse me sytë e tu shkon pothuajse çdo ngjyrë. Nga bluja vibrante dhe e fortë e deri te jeshilja e errët, mjafton të zgjedhësh rastin dhe vendin ku do e prezantosh pamjen unike.

Exit mobile version