Një paletë duhet të përmbajë të paktën 3-4 tone, por ekzistojnë paleta që mund të kenë deri edhe në 150 ngjyra!
Paletat nuk janë të gjitha të njëjta, jo vetëm për ngjyrat që përmbajnë, por edhe për gamën e nuancave që paraqesin. Për shembull, ka paleta që kanë ngjyra të ngjashme në to: më të njohura janë paletat me nuanca "nude" apo me ngjyra neutrale. Edhe pse paleta përmban tone me ngjyra të ngjashme, ndryshimi gjithsesi është se disa janë më të hapura e disa më të mbyllura. Tonalitetet më të përhapura të paletave me ngjyra të ngjashme janë:
Nuanca mesatare me tonalitetete të mbyllura: ngjyra mesatare aplikohet mbi të gjithë qepallën dhe nuanca me e mbyllur vendoset vetëm përreth bordit të syrit poshtë dhe lart (për të kufizuar syrin) ose ngjyra mesatare mund të aplikohet në gjysmën e brendshme të qepallës dhe e mbyllura në gjysmën e jashtme. Këto kombinime shkojnë më shumë për një grim mbrëmjeje.
Nuanca të hapura me tonalitete mesatare: përdoren më tepër për një grimi gjatë ditës. Nuanca e hapur aplikohet në të gjithë qepallën dhe mesatarja vendoset në përthyerjen e qepallës, e sfumuar.
Nuanca të hapura me tonalitete të mbyllura: është kombinimi sigurisht më vendimtar dhe që përdoret kryesisht për grim mbrëmjeje. Këshillohet të aplikohet nuanca e hapur (mundësisht në satin ose në perlë) mbi të gjithë qepallën e sipërme, ndërsa nuanca e mbyllur në pjesën e poshtme të syrit. Gjithashtu nuancën e hapur mund ta aplikoni në qepallën e sipërme pa përfshirë pjesën e jashtme të qepallës ndërkohë që nuancën e mbyllur e sfumoni duke vazhduar deri tek përthyerja e syrit.
Këto lloj paletash janë plot ngjyra: ato të voglat kanë nuanca krejtësisht të ndryshme midis tyre, ndërsa paletat më të mëdha shpesh kanë nuanca të ndryshme për çdo ngjyrë, duke e bërë që paleta të duket si një ylber i vërtetë! Me të gjitha këto ngjyra shpesh situata ka tendencë të komplikohet, sepse është e lehtë për të gabuar kombinimin dhe ne fund të rezultojë një grim që duket si një grumbull ngjyrash. Ju këshillojmë dy teknika të cilat lejojnë që të përdorni praktikisht të gjitha ngjyrat e paletës!
Filloni nga një ngjyrë ‘klasike”: me klasike nënkuptojmë nuanca të tilla si blu, gri, violë e kështu me radhë, këshillon ladyalbania. Aplikojini këto nuanca në qepallë dhe pastaj ngjyrat e tjera përdorini sa për të bërë një sfumim të thjeshtë. Për shembull, mund të sfumoni blunë me jeshilen, violën me të verdhen dhe grinë me portokallien.
Krijoni një “kornizë”: në dallim nga metoda e parë, kjo metodë përdor ngjyra të pazakonta , si psh. E gjelbra acide e cila mund të kufizohet me ngjyra me neutrale, si kafja përgjatë cepit të syrit dhe e zeza përgjatë bordit. /Telegrafi/