Telegrafi

Si të zbukuroheni për mbrëmje


Pas vendosjes së bazës, me brushë të gjerë hijezojeni të gjithë fytyrën me ‘bronzer’.


Vendosni pluhur të pudrës së bardhë nën kapakun e poshtëm, ndërsa në rast të vendosjes së hijes së errët mundohuni të mos lini shenja nëpër fytyrë.


Me anë të hijes ngjyrë hiri hijezojeni gjithë kapakun, ndërsa në këndin e brendshëm vendosni nuancë të çelët. Pastaj me hije të zezë përshkoni këndet e jashtme dhe skajin e gjithë kapakut të poshtëm. Shmangni kufijtë ndërmjet hijeve të çelëta dhe të errëta përmes brushës së pastër.


Mbi kapakun e poshtëm dhe të sipërm vizatoni një vijë me laps të zi. Për dukje glamuroze lapsin vendoseni edhe në pjesën e brendshme të kapakut të poshtëm.


Hijezoni vetullat me laps që i përgjigjet nuancës së tyre natyrore dhe vendosni dy shtresa të maskarës me formulën e cila arrin dukjen e qerpikëve artificialë.


Me laps kufizoni buzët duke përcjellë formën e tyre natyrore, ndërsa më pas hijezojeni pjesën e brendshme. Në sipërfaqen e ngjyrosur me anë të brushës, vendosni buzëkuq. /Telegrafi/