Ngjyra e bardhë mbart me vete një notë freskuese pastërtie dhe elegance, dhe xhinset e bardha simbolizojnë disi atë stil të rafinuar në botën e modës
Xhinset e bardha janë një pjesë universale që shkojnë shumë mirë me gjithçka: nga këmisha me prerje ‘boyfriend’, xhaketa të mëdha deri te bluzat klasike me mëngë të shkurtra dhe këtë pranverë dhe verë do të jenë një nga veshjet më të dëshirueshme për shumë vajza që ndjekin modën.
Ato dalin në mënyrë të përsosur me një xhaketë biker, dhe për të arritur efektin e një figure të zgjatur, sigurohuni që të zgjidhni ato me bel të lartë dhe këmbë të drejta (ose një prerje në formë zileje).
Sa u përket këpucëve, ato duken të përsosura me mokasine, dhe nëse do të dilni për argëtim – me një palë këpucë të modës ‘slingback’, transmeton Telegrafi.
Më poshtë kemi përzgjedhur shtatë veshje frymëzuese me xhinse të bardha që mund t’i rikrijoni këtë sezon. Le të fillojmë!
Xhaketë + xhinse të bardha + këpucë baleti
Bluzë e zezë + rrip + xhinse të bardha + këpucë rrjetë
Xhaketë + shall + xhinse të bardha + çantë mbi supe
Fanellë + rrip + xhinse të bardha
Triko shumëngjyrëshe + xhinse të bardha + atlete shumëngjyrëshe
Kardigan + xhinse të bardha + atlete
Jelek + xhinse të bardha
/Telegrafi/