Telegrafi

Si të vishni bluzat me bark përjashta pa rrezikuar të dukeni ‘vulgare’

Ndonëse stili i të veshurit ndryshon me kalimin e viteve dhe shijet me moshës, por për veshjet në punë, mund të themi që nuk ka kufizime

Të paktën këtë e besojmë pasi shfletuam fotografitë e mëposhtme.

Të qenët në një zyrë nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh në gardërobë vetëm kostume, apo këmisha.

Veshja është tregues i personalitetit të një personi, ndaj mos e kufizoni veten, por përqafoni stilin tuaj dhe përshtateni bukur në të përditshmen tuaj.

Bluzat e shkurtra, mund të jenë paksa të vështira për t’u kombinuar, por deri në momentin kur pamja juaj nuk është vulgare, këto të fundit shkojnë për çfarëdolloj ngjarjeje, në çdo kohë të ditës.

Ajo që duhet të keni kujdes është që të mos ekspozoni shumë lëkurën, në rastet kur veshjet janë menduar për në punë.

Fotogaleria e mëposhtme përmbledh disa kombinime shumë të bukura, ndaj shfletojeni për të marrë sa më shumë ide: