Site icon Telegrafi

Si të visheni për Shën Valentin?

Por mos harroni tendencat e fundit të modës dhe personalitetin tuaj.

Stili klasik
Nëse adhuroni elegancën dhe veshjet e thjeshta, një ide e mirë mund të ishte një këmishë me një fund të gjatë deri tek gjuri duke alternuar ngjyrat: këmishë të zezë me fund të kuq apo këmishë të kuqe me fund të zi. Po të vishni këpucë me taka 12 cm të larta, do të jeni elegante, por edhe të parezistueshme!

Edhe krehja e flokëve ka rëndësinë e saj. Mblidhini flokët në një bisht të rafinuar apo në një topuz për një hije më elegante.

Truku duhet t’i japë shkëlqim vështrimit dhe është mirë që ju të nxirrni në pah buzët. Sipër vishni një pallto klasike: të thjeshtë dhe me linja të rregullta.

Stili i freskët
Nëse keni ide më të gëzueshme dhe nëse ju pëlqejnë veshjet origjinale e të veçanta, vishni një fustan fluturues e joshës, por gjithmonë me nuancat e së kuqes: do të jeni romantike dhe të këndshme. Dhe nëse dëshironi, mund të shtoni ndonjë rrip të errët që do të vërë në dukje belin tuaj dhe do të thyejë ngjyrën e fustanit. Edhe në këtë rast mos harroni takat e larta 12 cm.

Me këtë pamje, flokët e lëshuara do të shkojnë shumë bukur, truku duhet të jetë i fortë. Edhe palltoja mund të jetë origjinale. Janë shumë në modë palltot e fryrat.

Dhe mos harroni që manikyri duhet të ketë të njëjtën ngjyrë me fustanin. Është një detaj që bën diferencën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version