Site icon Telegrafi

Si të vishemi për festa?

Ju këshillojmë së pari, veshjet transparente, të guximshme, por të rafinuara në të njëjtën kohë, që kanë “infektuar” të gjitha shtëpitë e modës. Luani me vellot që zbulojnë lëkurën. Do të dukeni elegante dhe të rafinuara njëkohësisht.

Një nga copat veçanërisht dimërore është kadifja, e cila kthehet në modë gjatë festive të fundvitit. Ngjyra vishnje dhe jeshile pylli, janë shumë trendi. I këshillueshëm është stili barok, i pasur.

Dekorimet ngjyrë ari do jenë gjithashtu protagoniste për festa, duke pasuruar veshjet me punime të rralla e aksesorët të tillë, si varëset apo vathët e mëdhenj.

Mbetet gjithmonë në modë kombinimi i xhaketës me pantallona, sidomos kur prerja është mashkullore. Në këtë rast mund të rrëmbeheni nga modelet klasike apo të luani me kadifen, por pse jo dhe me veshjet transparente. Kështu do të dukeni shumë të rafinuara, këshillon Living. Nëse doni të ndiheni femërore, provoni fundin e ngushtë dhe të gjatë, të cilin mund ta kombinoni me bluza apo këmisha mëndafshi.

Gjatë periudhës së festave shpalosen peliçet, apo më mirë ekopeliçet, që pëlqehen akoma më shumë.

Ngjyrat? Zgjidhni ngjyra ta forta, ose verbohuni nga eleganca e ngjyrës së bardhë. Si gjithmonë, tendenca më e madhe do jetë e kuqja, por mirë do ishte sikur ta zgjidhnit në nuancën e errët. Rikthim i madh për të gjelbrën dhe të kaltrën elektrike. E për të mos gabuar kurrë, e zeza. /Telegrafi/
 

Exit mobile version